Na ndiqni edhe në

Moti

Temperatura përvëluese, ja sa do të shkojë termometri sot!

Vendi do të karakterizohet sot nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta. Pjesa më e madhe e territorit do të ketë dominim të diellit, ndërsa në zonat malore mund të shfaqen vranësira të lehta gjatë orëve të pasdites.

Temperaturat do të jenë të larta, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë rreth 38°C në zonat më të nxehta.

Meteorologët këshillojnë kujdes gjatë orëve të mesditës, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit, si dhe konsumimin e mjaftueshëm të lëngjeve.

Moti i nxehtë pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim./L.F-dritare.net