Na ndiqni edhe në

Stil Jete

Lira Gjika: Rregulli nuk vendoset me dhunë, por me përgjegjshmëri!

Lira Gjika: Rregulli nuk vendoset me dhunë, por me

Nga Lira Gjika

Të edukosh pa dhunë nuk është të lesh fëmijën të bëjë ç'të dojë. Kjo quhet neglizhim dhe është po aq e keqe sa sharja, etiketimi, krahasimi apo e goditura me shpullë. Të heshtësh është heqje dore nga fëmija dhe edukimi i tij

Një ditë një prind më tha: Sipas teje kur fëmija sillet keq apo thotë fjalë të këqija, ne të heshtim ti lemë rehat? Jo! - i thashë kjo mënyrë është neglizhim, është njëlloj e keqe si dhuna, madje është një formë dhune, pasi e pengon të mësojë kufijtë e vetes dhe vetëvlerësimin. Fëmija ka nevojë për kufij si për ajrin, ku fjalët “po” dhe “jo” përdoren dhe luajnë një rol të rëndësishëm jo për ti ndëshkuar apo shpëtuar nga bezdisja e fëmijës, por për të mësuar ku të ndalojë apo vazhdojë. Kufijtë i mësojnë të njoh veten dhe të ndërtojë vetëvlerësimin, por këto kufij nuk mësohen me dhunë, fyerje apo indiferencë.

Edukimi i keq bën të duket e keqja normale dhe nuk arrin të dallohet kur bën mirë dhe kur keq. Prindi apo mësuesi i tregon me rregullin, sjelljen dhe përgjegjësinë e tij se vetja është zgjedhje. I rrituri sidomos prindi i demonstron fëmijës me sjellje fjalë e qëndrim se disa veprime apo fjalë nuk i bëjmë e themi jo se tjetri nuk i meriton, por zgjedh të mos i bëj në respekt të vetes. Dhe nuk lejon as fëmijën të bëjë pasi e ka të çmuar. Rregulli dhe edukimi nuk vendosen me dhunë por me respekt dhe përgjegjësi./dritare.net