Zyrtare/ Shqipëria luan miqësoren e fundit para Euro 2024 me Azerbajxhanin!
Dritare.net
Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvilloj një tjetër miqësore me Federatën e Azerbajxhanit në muajin qershor, para nisjes së Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.
Ndeshja miqësore me Azerbajxhanin do të luhet më datë 7 qershor, ndërkohë mbetet për t’u përcaktuar orari dhe stadiumi ku do të luhet kjo sfidë. Kjo do të jetë ndeshja e gjashtë në histori mes dy skuadrave, teksa Shqipëria numëron tre fitore, një barazim dhe një humbje kundër Azerbajxhanit. Kombëtarja shqiptare fillimisht do të luajë dy takime miqësore në muajin mars. Kuqezinjtë do të përballen me Kilin më datë 22 mars në në Parma të Italisë, duke nisur nga ora 20:45. Ndërsa tre ditë më vonë më datë 25 mars, Kombëtarja do të luajë me Suedinë.
Në muajin qershor Shqipëria do të zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera miqësore. E para me Lihtenshtejnin më datë 3 qershor, ndërsa takimi i fundit miqësor para nisjes së Evropianit do të jetë ndaj Azerbajxhanit më datë 7 qershor./dritare.net