
Zhytësi 100-vjeçar shënon rekord në Kampionatin Botëror 2024!
Dritare.net
Duke qëndruar në buzë të një platforme me ujin që rrjedh poshtë, 100-vjeçari Taghi Askari u përgatit të zhytej siç kishte bërë shumë herë më parë. Iraniani fitoi një medalje argjendi dhe bronzi në Lojërat e para aziatike në 1951, duke mos humbur kurrë pasionin e tij për këtë sport, citon CNN.
Zhytja e tij në Kampionatin Botëror 2024 në Doha, e regjistroi atë si konkurrentin më të vjetër.
“E kam dashur zhytjen që në adoleshencë e deri më sot. Gjithmonë më ka pëlqyer zhytja. Asgjë nuk ka ndryshuar nga viti 1951 e deri më tani, përveç performancës sime. Kur konkurroja në nivel kombëtar, kampionati i fundit që bëra ishte kur isha 41 vjeç. Kam arritur një medalje të artë në nivel kombëtar dhe pas kësaj i kam thënë lamtumirë sportit, por të paktën me një medalje të artë”, ka treguar ai.
Prej kohës kur ai ka filluar zhytjen, sporti ka ndryshuar shumë.
“Në kohën kur ndeshjet ishin në Teheran në vitin 1974, notarët kinezë kishin hyrë në këtë sport të bukur dhe ata filluan të përmirësoheshin shumë, ne thjesht nuk mund t'i kapnim pasi qëndruam në të njëjtin nivel që filluam,” tha ai.
Iraniani do të jetë në mesin e konkurrentëve në Kampionatin Botëror të Masters Aquatics, një garë e mbajtur menjëherë pas kampionatit elitar botëror të hapur për pjesëmarrësit mbi 25-vjeç./M.K-dritare.net

















