
Xavi Simons shënon supergol, Kane barazon me penallti!
E Mërkurë 10 Korrik 2024, 21:09
Dritare.net
Holanda dhe Anglia po luajnë sot për gjysmëfinalen e dytë të Euro 2024 që ka nisur në orën 21:00. Në minutën e '7-të, Xavi Simos realizon një gol të mrekullueshëm nga jashtë zonës.
Ndërsa në minutën e 18-të Harry Kane tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke barazuar 1-1.
Ekipi fitues në "Iduna Park" do përballet më 14 korrik në Berlin me Spanjën në finalen e madhe./K.C/dritare.net

















