Na ndiqni edhe në

Sport

Video/ Tifozët kuq e zi, mbushin sheshet e Tiranës!

Video/ Tifozët kuq e zi, mbushin sheshet e Tiranës!

Sot Tirana është kthyer në kryeqytet të të gjithë shqiptarëve, të cilët kanë ardhur nga të gjitha trevat shqipfolëse e mbarë bota, në mbështetje të Kombëtares.
Rrugët dhe bizneset janë ngjyrosur kuq e zi, me tifozë të panumërt që shprehin optimizmin për një fitore të Shqipërisë përballë Serbisë.

Autokolonat me flamujt kombëtarë përshkojnë pa ndalim rrugët e kryeqytetit.

Interesi i shqiptarëve për të parë ndeshjen në "Arenën Kombëtare" ishte tejet i lartë, me rreth 200 mijë kërkesa për bileta.

Prej më shumë se katër orësh nga nisja e ndeshjes ata janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë nisur festën me tupana, këngë patriotike dhe valle popullore./K.C/dritare.net