Na ndiqni edhe në

Sport

Video/Fusha mbushet me ujë, pezullohet Mali i Zi-Shqipëri e vlefshme për Evropianin U-21!

Video/Fusha mbushet me ujë, pezullohet Mali i Zi-Shqipëri e vlefshme

Mali i Zi U21-Shqipëri U21 është pezulluar pas vetëm 30 minutave lojë për shkak të rreshjeve të shumta të shiut. Sfida e cila vlente për eliminatoret e Euro 2025 për këtë grupmoshë nuk është luajtur gjatë, teksa stadiumi "Podgorica City" u kthye në një moçal të vërtetë.

Me rezultatin që pas 30 minutave lojë ishte 0-0, arbitri i drejtoi lojtarët në dhomat e zhveshjes pas një furtune të vërtetë. Me të kaluar minutat, arbitri sipas rregullores doli në fushë për të parë gjendjen, ndërkohë që shiu ishte i rrëmbyeshëm.

Në të tilla kushte, së bashku me delegatin e UEFA-s dhe zyrtarë të dy federatave, u vendos që sfida të shtyhej për një tjetër datë, e cila do duhet të përzgjidhet nga UEFA.

Nuk përjashtohet që dueli të luhet edhe nesër rreth mesditës, duke parë se nuk ka data të lira për U-21 dhe lojtarët do duhet të khehen në klubet e tyre. Në grupin E të Euro 2025, Shqipëria me nëntë pikë mban vendin e tretë, aq pikë sa ka edhe Rumania. Grupi kryesohet nga Zvicra me 10 pikë./dritare.net