
Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvillon këtë të martë në orën 20:45 aktin e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Në ‘Air Albania’ kuqezinjtë përballen me Ukrainën dhe kërkojnë triumfin përpara 21 mijë zemrave kuqezi në shkallët e stadiumit, me ndeshjen që është si një finale për objektivin që mbetet vendi i parë.
Tanët vijnë nga barazimi 0-0 kundër Çekisë, po në Tiranë.
Në minutën e '5-të Ukraina shënoi golin e parë ndaj Shqipërisë, ndërsa në minutën e 10-të shënoi golin e dytë. /K.C/dritare.net

















