
Më shumë se derbi Tirana -Partizani , vëmendjen e mori fakti se në skuadrën e Partizanit rezultuan 5 futbollistë të infektuar me koronavirus dhe mes lojtarëve plasi sherri.
Por rreth këtyre lajmeve që bënë bujë edhe në Rumani, protagonisti i ngjarjes, futbollisti Boldor ka vendosur të flas për mediat duke përgënjeshtruar gjithçka.
“Unë jam me koronavirus , por lajmet e rrahjes nuk janë të vërteta. Ndodhem në shtëpi , nuk jam shtruar në spital. Jam shokuar se si u përhap ajo e pavërtetë mbi rrahjen me shokët e mi të skuadrës , të gjithë më telefonuan për këtë. Askush nuk është në arrest dhe nuk ka pasur rrahje. Ne diskutuam në grupin “WhatsApp “ që kemi si ekip për kampionatin. Të premten ishte derbi me Tiranën , por ne të infektuarit nuk luanim. Është shumë e shëmtuar që u arrit deri këtu” është shprehur Bolder për mediat rumune.
Gjithashtu ai ka zgjedhur të reagoj edhe përmes llogarisë së tij në instagram ku shprehet “Ndaloni të shkruani lajme të rreme. Jam në rregull , ndodhem në shtëpi dhe kam marr gjithë masat që duhen kundër COVID -19"./R.P-dritare.net

















