Na ndiqni edhe në

Sport

Tirana fiton derbin e parë të kryeqytetit, mposht 0-3 Partizanin

Tirana fiton derbin e parë të kryeqytetit, mposht 0-3 Partizanin

Tirana ka marrë një fitore të madhe në derbin e parë të kryeqytetit për këtë sezon, duke mposhtur me rezultatin e pastër 0-3 Partizanin.

Bardheblutë e nisën më mirë takimin dhe kaluan në avantazh që në minutën e 19-të me golin e Falaye. Vetëm 12 minuta më vonë, Patsatsia dyfishoi shifrat nga pika e bardhë, duke e çuar Tiranën me epërsi të sigurt në dhomat e zhveshjes.

Skuadra e Bordon nuk u ndal as në pjesën e dytë: në minutën e 74-t, Tabekou vulosi fitoren me golin e tretë. Megjithatë, fundi i ndeshjes nuk i shpëtoi tensioneve, pasi lojtarët e të dyja skuadrave u përplasën në fushë.

Me këtë fitore, Tirana merr tre pikët e para të sezonit dhe ngjitet në vendin e 8-të me 5 pikë. Nga ana tjetër, Partizani bie në vendin e parafundit me vetëm 4 pikë./K.C/dritare.net