Tirana-Bylis u manipulua, FSHF kërkon hetim të detajuar nga ekspertë të huaj
Dritare.net
Sezonit 2019-2020 po I afrohet fundi në Shqipëri ,ku kanë mbetur edhe 4 ndeshje kampionati , 3
ndeshje Kupe dhe playoff dhe playout , por Federata Shqiptare e Futbollit është e fokusuar tek
ndeshja e Kupës së Shqipërisë e luajtur mes Bylisit dhe Tiranës ( përfunduar 2 -1 në favor të Bylisit ).
Menjëherë pas ndeshjes kanë lindur dyshime të forta për tolerime dhe favorizime. Burime afër
FSHF-së bëjnë me dije se Komisioni i Etikës ka gati një dosje voluminoze me analiza ekspertësh që
vërtetojnë sjellje te çuditshme të lojtarëve në fushë
Për të patur një analizë më të saktë FSHF ka kontaktuar ekspert vidioanalizues te huaj për këtë
ndeshje. Pjesë e këtij hetimi do të jetë performanca e lojtarëve, ndryshimi nga pjesa e parë ne të
dytën si dhe ndryshimet e pozicioneve ne formacion .
Gjithashtu bëhet me dije se për Tiranën UEFA ka një raport te përgatitur për sa i përket ndeshjes
Tirana -Beselidhja e cila përfundoi me shifrat 5-1. Pjesë e hetimit do te jetë edhe ndeshja midis
Tiranës dhe Bylisit në kampionat, ku bardheblute fituan 2 – 0 dhe po analizohet lidhja midis këtyre
dy ndeshjeve dhe nëse gjithçka ka qenë një marrëveshje midis dy ekipeve.
Vazhdon procesi i hetimit duke grumbulluar fakte shtesë dhe për dyshimet dhe hetimet rreth
kësaj ndeshjeje, FSHF ka vënë ne dijeni edhe UEFA-n.
Vlen për t’u vlerësuar reagimi i FSHF-së për të mos u njollosur emri i futbollit shqiptar ashtu siç ndodhi
me Skënderbeun që ka marrë një dënim 10-vjeçar vetëm në bazë të dyshimeve./R.P/dritare.net