Tifozët kuqezi premtojnë spektakël në Nations League, mbi 10 mijë bileta të shitura për duelin me Gjeorgjinë!
Dritare.net
Tifozët kuqezi janë padiksutim lojtari i 12-të i Kombëtares. Si të tillë mëbshtetja ndaj kuqezinjve nuk ka munguar në asnjë sfidë dhe Euro 2024 e dëshmoi më së miri diçka të tillë.
Kombëtarja shqiptare në shtator do të nisë një tjetër rrugëtim, atë të eliminatoreve të Nations League. Ndeshjen e parë do ta luajnë në transfertë në “Epet Arena” më 7 shtator ndaj Ukrainës. Vetëm 3 ditë më pas, yjet kuqezi do të zbresin në “Air Albania”.
“Djemtë” e Sylvinhos do të presin Gjeorgjinë dhe pikërisht për këtë përballje burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije se janë shitur mbi 10 mijë bileta. Një numër i konsiderueshëm, duke marrë parasysh se jemi 1 muaj para këtij dueli. Deri atëherë me siguri “Air Albania” do të jtë “sold-out”/ dritare.net