Na ndiqni edhe në

Sport

Teuta fiton superkupën e Shqipërisë

Teuta fiton superkupën e Shqipërisë

Për të dytin vit radhazi, Teuta fiton Superkupën e Shqipërisë. Ekipi durrsak mundi pasditen e së shtunës Vllazninë me rezultatin 3-0, për të nisur me trofe sezonin e ri të futbollit shqiptar.

Të tre golat u realizuan në pjesën e dytë të ndeshjes. Fillimisht në minutën e 57-të realizoi Aleksi i cili u pasua me golin e Grudas gjashtë minuta më vonë kurse fitoren e Teutës e vulosi Plaku me golin e tij në minutat shtesë të ndeshjes. Në këtë ndeshje u aplikua për herë të parë edhe teknologjia VAR.

VAR-i ndërhyri në një moment, duke i anuluar një gol Vllaznisë për pozicion jashtë loje./K.C/dritare.net