
Teuta fiton Kupën e Shqipërisë, Tirana dështon për të dytin vit radhazi
E Diel 2 Gusht 2020, 22:10
Dritare.net
Teuta kthehet të fitojë trofe pas 13 vjetësh. Skuadra durrsake ka triumfuar sot në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke fituar 2-0 përballë Tiranës, e duke bërë të sajin trofeun e dytë për nga rëndësia.
Durrsakët kanë shënuar shumë shpejt me Hoxhën e pastaj kanë administruar mirë lojën duke mbajtur larg portës bardhë e blutë. Kur këta të fundit u përpoqën të zgjoheshin në pjesën e dytë, por erdhi goli i Lorenco Vilës që i vuri vulën kësaj fitoreje të merituar të durrsakëve.
Tirana nuk arrin dot t’i fitojë të dy trofetë, pas titullit kampion. Kështu Teuta fiton për herë të katërt në historinë e saj Kupën e Shqipërisë, pas atyre në sezonet 1994-1995, 1999-2000 dhe 2004-2005.

















