Sylvinho bën diferencën, lë pas trajnerët që drejtuan më herët Kombëtaren!
Dritare.net
Ende pa u mbushur viti në krye të Kombëtares shqiptare, Sylvinho është trajneri më rezultativ që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Në total ai ka drejtuar deri më tani kuqezinjtë në 9 ndeshje, ku tetë janë zyrtare kualifikuese, duke siguruar 5 fitore, 3 barazime dhe vetëm një humbje jashtë fushe, atë ndaj Polonisë në muajin mars.

Edhe golaverazhi, fantastik 14 të shënuar dhe 4 të pësuar, me një rekord unik, pa pësuar gol në shtëpi. Dhe të gjitha fitoret janë bindëse, pasi janë me 2 gola e sipër. Silvinjo ka 62.5% fitore. Në vendin e dytë Edi Reja me 60% të ndeshjeve kualifikuese fituese dhe i treti De Biazi me 58.3%.
Braziliani grumbulloi 1.88 pikë për takim, Reja 1.8 pikë në takim gjatë një fushate kualifikuese, ndërsa De Biazi 1.75 pikë. Dy trajnerët më pak rezultativë të Shqipërisë në eliminatore janë Josip Kuzhe me 30.0% fitore dhe 0.9 pikë për sfidë dhe Ari Han me 23.3% dhe 0.7 pikë për takim.
Me pak fjalë, Silvinjo e ka çuar në një tjetër nivel ekipin kombëtar, aq sa barazimi pa gola me Ishujt Faroe u duk si humbje. Provat e radhës për Silvinjon do të jenë në miqësoret e marsit./dritare.net