Na ndiqni edhe në

Sport

Sjelljet raciste ndaj Anglisë, FIFA dënon Hungarinë me dy ndeshje pa tifozë, ndaj Shqipërisë luhet pa spektatorë

Sjelljet raciste ndaj Anglisë, FIFA dënon Hungarinë me dy ndeshje

FIFA dënon Hungarinë me zhvillimin e dy ndeshjeve pa tifozë për shkak të sjelljes dhe koreve racistë të tifozëve në ndeshjen ndaj Anglisë. Në sfidën e luajtur në Budapest mes Hungarisë dhe Anglisë për kualifikueset e Botërorit tifozët hungarezë kanë lëshuar fyerje raciste ndaj disa futbollistëve angleze mes tyre Sterling. FIFA hapi një hetim disiplinor dhe e dënoi Hungarinë me dy ndeshje pa tifozë dhe 160 mijë paund gjobë.

Ndeshja e radhës e Hungarisë për kualifikueset e Botërorit që është ndaj Shqipërisë më 9 tetor do të jetë pa tifozë. Në sfidën e Budapestit stadiumi do të jetë i boshatisur kur të sfidohen Hungaria e Shqipëria./Dritare.net