Roberto Mancini, njeriu që i dha Italisë kupën e Evropës!
Dritare.net
34 ndeshje të pamposhtur dhe tani kampionët e Evropës. Askush nuk mund ta imagjinonte një skenar të tillë kur Roberto Mancini mori drejtimin e ekipit, tre vjet më pare.
Ndeshja e tij e parë ishte një miqësore kundër Arabisë Saudite.
Nga dita e parë, Mancini deklaroi qëllimin e tij për të dërguar Italinë përsëri atje ku meriton të jetë, në majë të Evropës dhe botës. “Ne nuk kemi fituar një Kampionat Evropian për shumë vite, kështu që ky do të jetë objektivi ynë i pare”, shprehej Mancini.
Italia mposhti Anglinë, në një ndeshje të vështirë në Wembley, duke fituar përmes penalltive.
Italia ka kaluar përmes një rruge të vështirë gjatë gjithë këtij turneu. Pasi e mbylli në krye të grupit dhe mposhti pastaj Austrinë, Italia duhej të mposhtte Belgjikën, ekipi numër 1 në botë, si dhe Spanjën, kundërshtarët që i mundën herën e fundit që arritën në finalen e këtij turneu, në 2012. E vetmja gjë që kishte mbetur ishte të mposhtim Anglinë në shtëpinë e tyre.
Roberto Mancini ishte munduar ta anashkalonte rëndësine e një ndeshje në fushë të huaj, duke thënë se lojtarët e tij do të kishin “shumë gjëra të tjera për të menduar përveç tifozëve të tyre”, por goditja e Luke Shaw në minutën e dytë e rrëzoi këtë pretendim. Ajo çfarë ndodhi në Wembly i çoroditi italianët, pasi zhurma e anglezëve mbuloi stadiumin.
Pavarësisht aftësive teknike të sulmuesve të tyre, italianëve do t’u duhej një mbrojtës veteran për t’i shpëtuar pas 65 minutash lojë. Kush më mirë mund të heshtë një turmë vendase sesa Leonardo Bonucci, një lojtar që feston çdo gol duke tundur një gisht para fytyrës së tij, duke ftuar dyshuesit për të “larë gojën”?
Italia arriti në finalen e Euro 2020 për shkak të talenteve në skuadrën e tyre dhe për shkak se Mancini gjeti një sistem taktik që nxori më të mirën prej tij, një 4-3-3 që lejoi Jorginho-n dhe Marco Verrattin të diktonin lojën nga mesi, ndërsa si Insigne, Federico Chiesa dhe Berardi mund të sulmojnë nga të njëjtat pozicione, në të cilat shkëlqejnë për skuadrat e tyre të klubit.
Italia është përsëri në majë të Evropës, ashtu si Mancini premtoi se do të bënte tre vjet më parë. Tani, mbetet për t’u parë Botërori 2022./M.M-dritare.net