Na ndiqni edhe në

Sport

Revolucion te Juventus/ Andrea Pirlo bën gati listën e futbollistëve që do të largohen

Revolucion te Juventus/ Andrea Pirlo bën gati listën e

Drejtimi i Juventusit pas shkarkimit të Maurizo Sarrit, i është besuar Andrea Pirlos, i cili po e transformon tërësisht skuadrën. Pritet që në sezonin e ardhshëm të dalë në skenë një Juventus i ri dhe për këtë ka nisur puna që tani. Tranjeri i ri i bardhezinjëve ka bërë gati listën e largimeve dhe lista është tepër e gjatë.

Revolucion te Juventus/ Andrea Pirlo bën gati listën e


Sipas mediave italiane një sërë largimesh do të ndodhin këtë verë te Juventus. Blaside Matuidi, Gonzalo Higuain, Sami Khedira, Matta de Sciglo dhe Alex Sandro, janë disa prej emrave që priten të largohen këtë verë nga "Zonja e Vjetër".

Gjithashtu një tjetër emër që mund të largohet është Douglas Costa, për të cilin pritet që Manchester United të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. Ndërsa në Spanjë po flasin se një super blerje po bëhet nga ana e Real Madrid. Madrilenët kanë ofruar rreth 100 milionë euro për shërbimet e argjentinasit Paulo Dybala. Për të marrë argjentinasin në skuadër, Reali ka përfshirë në marrëveshje Toni Kroos dhe Iscon.
Ndërsa përveç largimeve, sigurisht që do të ketë edhe afrime dhe një prej tyre pritet që të jetë talenti i Brescias, Sandro Tonali. Ai është i preferuari i tranjerit Pirlo dhe në garë për të janë edhe Inter dhe Milan.
Mesa duket Pirlo po përpiqet të krijojë një skuadër me një stil të ri loje, por edhe një skuadër që t'i përshtatet Cristiano Ronaldos. Andrea Pirlo ka vendosur që Ronaldon ta ketë pjesë të ekipit të tij dhe t'i japë atij mundësinë për të shfaqur gjithë aftësitë e tij./R.P/dritare.net

Revolucion te Juventus/ Andrea Pirlo bën gati listën e