Na ndiqni edhe në

Sport

Pse Cristiano Ronaldo nuk mund të hapë kanalin e tij në YouTube!

Pse Cristiano Ronaldo nuk mund të hapë kanalin e tij në YouTube!

Superylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo numëron miliona fansa nëpër botë, me mbi 630 milionë ndjekës në Instagram dhe 111 milionë në X. Por megjithatë, Ronaldo ende nuk ka të drejtë të hapë një llogari në YouTube.

Arsyeja është sepse Ronaldo mund të thyente rekord shikueshmërie dhe ndjekësish, aq sa YouTube, nuk do të kishte mundësi ta paguante. Në vitin 2023, Ronaldo krijoi një llogari në TikTok duke fituar shpejt miliona ndjekës dhe shikime në videot e tij. Sidoqoftë, TikTok më vonë ndaloi llogarinë e tij pa dhënë një arsye të qartë. Por për një kohë të gjatë u përfol se platforma nuk mund të përballonte shumat e larta që mund të kërkonte Ronaldo.

Duke pasur parasysh këto fakte, Ronaldo nuk është në gjendje të krijojë një kanal në YouTube. Megjithatë, fansat mund ta ndjekin ende CR7 në profilet e tij të mediave sociale, ku deri më tani numëron miliona në Instagram dhe X.

Megjithatë, tani për tani, pesë herë fituesi i Topit të Artë po garon me Portugalinë në UEFA Euro 2024 , duke synuar të fitojë turneun për herë të dytë./M.K-dritare.net