Portieri i Portugalisë bëri Ronaldon të vendosë duart në kokë!
E Premte 25 Nëntor 2022, 08:08
Dritare.net
Episod i veçantë në fundin e sfidës Portugali – Ganë 3-2.
Ishte minuta e tetë shtesë kur portieri i luzitanëve, Digo Costa, po bëhej gati të niste një top të gjatë, me topin në duar, kur Bakari i Ganës tregohet finok, duke qëndruar i tërhequr pas portës, në pritje të gafës së “gardianit” kundërshtar. Dhe ashtu ndodh. Costa lëshon topin në tokë, pa e kuptuar rrezikon, por Bakari, pasi ia rrëmben sferën, humbet ekuilibrin dhe nuk arrin të shënojë. Një moment epik, që bëri Cristiano Ronaldo-n të vinte duart në kokë, por për fatin e mirë të Portugalisë, goli u shmang. Nëse do të shënohej gol, pa dyshim që do të hynte në histori./M.T/dritare.net