 
		                       Përballja me Ukrainën/ Sylvinho dërgon në tribunë katër futbollistë
		                        	E Martë  19 Nëntor 2024, 16:04
		                            
		   	    			Dritare.net

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvillon këtë të martë në orën 20:45 ndeshjen e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Në ‘Air Albania’ kuqezinjtë përballen me Ukrainën dhe kërkojnë triumfin përpara 21 mijë zemrave kuqezi në shkallët e stadiumit.
Katër futbollistë që kanë qenë në grumbullim me Kombëtaren nuk do munden të jenë në fushë, pasi Sylvinho i ka dërguar në tribunë. Simon Simoni, Ardian Bajrami, Feta Fetai dhe Andi Hadroj nuk do jenë të gatshëm sot në ndeshjen e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. 
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       