Na ndiqni edhe në

Sport

Objektivat e Rangnick/Rashica te Milani!

Objektivat e Rangnick/Rashica te Milani!

Me ikjen e Zlatan Ibrahimovic Milanit i duhet me patjetër të përforcojë repartin e sulmit dhe dy prurjet e reja mund të jenë Milot Rashica dhe Patrick Schick. Për këtë ka raportuar sot Gazzetta dello Sport , që të dy lojtarët luajnë aktualisht në Bundesligë dhe Rangnick ka patur mundësi t’i vëzhgojë ata. 23-vjeçari nga Kosova , Milot Rashica ka një vlerë prej 20 milionë eurosh tani qe klubi i tij aktual Weder Bermen i shpëtoi rënies nga kategoria.

Objektivat e Rangnick/Rashica te Milani!

Rangnick e pëlqen shumë Rashicën për faktin se ai mund të luajë edhe si anësor edhe si mesfushorë dhe përshtatet shumë mirë me skemat e trajnerit.

Objektivat e Rangnick/Rashica te Milani!

Gjithashtu bëhet me dije se drejtuesit e klubit të Milanit kanë kontaktuar me Altin Lalën , menaxherin e futbollistit dhe me drejtuesit e klubit të Werderit.

Edhe pse konfirmimi zyrtar mungon , duket se nuk ka asnjë dyshim që Rashica do luaj tek Milan sezonin e ardhshëm./R.P-dritare.net