Na ndiqni edhe në

Sport

Nuk bëjnë pjesë në planet e Zinedin Zidanes/ Shumë lojtarë drejt largimit nga Real Madridi

Nuk bëjnë pjesë në planet e Zinedin Zidanes/ Shumë

Pas eleminimit në Ligën e Kampionëve, Zinedin Zidane ka nisur punën për sezonin e ri. Tekniku francez po planifikon të ndërtojë një skuadër të re dhe për këtë arsye priten shumë largime nga Reali.
Zidane tashmë e ka gati listën e ojtarëve që nuk janë në planet e tij dhe këtë fakt u ka bërë me dije edhe atyre, në mënyrë të tillë që të mos të humbasin kohë dhe të kërkojnë për një skuadër të re.

Nuk bëjnë pjesë në planet e Zinedin Zidanes/ Shumë

I pari që pritet të largohet është ullesiani Gareth Bale, i cili nuk ka një raport të mirë me francezin. Por ullesiani është zotuar se nuk do të largohet deri në përfundim të kontratës dhe Realit i duhet ta bindë. Pjesë e listës janë edhe Lucas Vazquez, Brahim Diaz, Luka jovic, Isco, Nacho dhe Marselo.

Nuk bëjnë pjesë në planet e Zinedin Zidanes/ Shumë

Sipas mediave vendase, tekniku francez po përpiqet të sjellë në Santiago Bernabeu yllin e PSG-së, Kylian Mbappe, madje për këtë arsye po largon një sërë lojtarë nga ekipi që të bëjë të mundur këtë transferim.
Në objektivat e Zidanes është edhe argjentinasi Paulo Dybala, për të cilin i ka ofruar Juventusit një shumë prej 100 milionë eurosh dhe shërbimet e lojtarit gjerman Toni Cross.

Nuk bëjnë pjesë në planet e Zinedin Zidanes/ Shumë

Zidane po përpiqet që të krijojë një ekip të ri, me një stil të ri loje, në mënyrë që madrilenët të dominojnë në Spanjë dhe jashtë saj./R.P/dritare.net