
Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Shqipëri-Ukrainë!
E Martë 19 Nëntor 2024, 19:07
Dritare.net
Shqipëria luan ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, me skuadrën kuqezi që zbret në fushë vetëm për fitore kundër Ukrainës.
Sylvinho ka surprizuar me rreshtimin e hedhur në fushë, duke ulur në stol Nedim Bajramin, teksa në vendin e tij ka aktivizuar Ernest Muçin. Jasir Asani do e nisë këtë sfidë nga minuta e parë, duke lënë pas dëmtimin që mori me Çekinë, ndërsa Mirlind Daku do të zëvendësojë Indrit Tucin në krye të sulmit.
Formacionet zyrtare
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Muçi, Daku.
Trajner: Sylvinho
UKRAINA: Trubin, Konoplia, Zabarnyi, Matviyenko, Mykolenko, Kaliuzhnyi, Hutsuliak, Zinchenko, Sudakov, Mudryk, Yaremchuk.
Trajner: Serhiy Rebrov./K.C/dritare.net

















