
Një aventurë e re/ De Biasi në stolin e Azerbajxhanit
Dritare.net
Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi ka hedhur një hap tjetër ne karrierën si trajner duke marrë drejtimin e Azerbajxhanit , siç është raportuar nga faqja zyrtare e federatës Azere.
Emërimi i tij si trajner i Azerbajxhanit ishte paralajmëruar edhe nw mediet italiane. Por surpriza e radhës është se ish -kapiteni i Shqipërisë Ansi Agolli do te jetë pjesë e stafit të De Biasit.
Agolli kthehet ne vendin ku ka kaluar pjesën më të mirë të karrierës së tij. Ai ka luajtur 8 vite me Karbukun, ku ka fituar 5 kampionate dhe 3 kupa.
Kujtojmë se Gianni De Biasi ka qenë ne stolin e Kombëtares Shqiptare për 6 vite dhe arriti te kualifikonte Shqipërinë për herë të parë në një kompeticion ndërkombëtar , në” EURO 2016”.
Madje De Biasi ka pasaportë shqiptare dhe mund të themi se një shqiptar po drejton kombëtaren e Azerbajxhanit./R.P-dritare.net

















