Na ndiqni edhe në

Sport

Nga mbrojtja në sulm, Sylvinho projekton 3 ndryshime ndaj Spanjës!

Nga mbrojtja në sulm, Sylvinho projekton 3 ndryshime ndaj Spanjës!

Ndeshja me Spanjën konsiderohet një “finale” e madhe për Shqipërinë. Kuqezinjtë mbrëmjen e së hënës do të luajnë sfidën më të rëndësishme në Euro 2024, takim ky që vendos edhe fatet e Kombëtares në këtë turne. Sfida do të luhet në or⌂n 21:00 ditën e hënë në stadiumin Merkur Spiel-Arena në Dusseldorf. Sylvinho dhe djemtë e tij do të kërkojnë fitoren ndaj iberikëve, me këto të fundit që kanë siguruar kualifikimin për në fazën tjetër si të parët e grupit B. Tashmë me 1 pikë në grup, Shqipëria ka shansin e fundit për të kërkuar fitoren, e cila do t’i kualifikonte për në “Play”-Off”.

Braziliani prej ditësh vazhdon përgatitjet për këtë superndeshje. Ndaj Furisë së Kuqe timonieri i kuqezinjve pritet të bëjë 3 ndryshime në formacion, teksa pritet të hedhë në fushën e lojës gjithë arsenalin kuqezi.

Kështu duke para paraqitjen e lojtarëve në sfidën me Italinë dhe Kroacinë, Sylvinho pritet të ulë në stol 3 lojtarë. Kështu Hysaj mund ta nisë nga stoli dhe vendin e tij pritet ta marrë Ivan Balliu. Ndërkohë në repartin e sulmit priten dy ndryshimet e tjera. Arbër Hoxha duket se më në fund mund ta nisë si titullarë, teksa pritet të marrë vendin e Jasir Asanit, ndërsa në majën e sulmit do të rikthehet në formacion Armando Broja, me Rey Manaj që duhet ta nisë nga stoli./newsport