
Në arrest për falsifikim pasaporte, ja kur do të lirohet Ronaldinho!
Dritare.net
Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, është pranë fitimit të lirisë.
Ai u arrestua në ditët e para të marist në kryeqytetin e Paraguait, pasi së bashku me të vëllanë tentoi të hynte me pasaporta false dhe qëndroi në burg për rreth 1 muaj. Pas daljes nga burgu ai mbeti nën arrest shtëpie derisa hetimi të përfundonte.
Sipas informacioneve të fundit, dy brazilianët do të dalin në gjyq më 24 gusht, kur me shumë mundësi do të jepet vendimi për lirimin e tyre.
Ronaldinho dhe i vëllai, Roberto de Asisi, kanë pranuar fajin dhe avokatët kanë rënë dakort me prokurorin që dy vëllëxërit të lirohen në këmbit të një gjobe prej 100.000 dollarësh për secilin.
Pjesë e marrëveshjes së pranimit të fajit është se dy vllezëritë duhen të paraqiten para një gjykatësi federal në brazil çdo tre muaj gjatë një periudhe dy vjeçare. Robertos nuk i lejohet të dalë nga Brazili për dy vitet e ardhshme, ndërsa ky dënim nuk vlen për ish-futbollistin brazilian./R.P/dritare.net

















