Ndodh në Lojërat Olimpike! Boksierja italiane tërhiqet nga loja pasi i nxorrën përballë një transgjinore!
Dritare.net
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një ndeshje boksi në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Boksierja italiane, Angela Carini u përball me algjerianen, Imane Khelif, me këtë të fundit që është një transgjinore. Boksierja italiane e braktisti ndeshjen pas 46 sekondash, në raundin e parë. Kjo erdhi për shkak të pabarazisë që kishte mes dy boksiereve.
Khelif, boksierja transgjinore me origjinë nga Algjeria ka qenë në qendër të vëmendjes në vitin 2023. Ajo u skualifikua vetëm disa orë para ndeshjes për medaljen e artë në Kampionatin Botëror. Megjithatë, boksierja transgjinore u pranua për të konkurruar në Paris, një garë e drejtuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Khelif u fut në ring mes mbështetjes së madhe nga tifozët algjerianë. Por, ndryshimi në forcë dhe shpejtësi mes saj dhe italianes Carini u pa menjëherë. Në këto kushte, boksieria italiane shkoi te trajneri i saj për të rregulluar kokoren. Pasi rifilloi dueli, pas pak sekondash, italiania u rikthye përsëri në cepin e saj duke vendosur që të ndërpriste takimin.
“Gjithmonë e kam nderuar vendin tim me besnikëri. Këtë herë nuk pata sukses sepse nuk mund të luftoja më. Kështu që i dhashë fund ndeshjes”, ishin fjalët e boksieres italiane pas duelit./ dritare.net