Na ndiqni edhe në

Sport

Ndeshja kundër Ukrainës/ Trajneri Sylvinho: Në fushë për tri pikë, Asani s'është gati!

Ndeshja kundër Ukrainës/ Trajneri Sylvinho: Në fushë

Në Grupin B1 të Ligës së Kombeve nesër luhen ndeshjet e fundit dhe Shqipëria me 7 pikë mban vendin e tretë me pikë të njëjta me Gjeorgjinë. Grupin e kryeson Çekia që në Pragë pret gjeorgjianët, ndërsa Ukraina ka katër pikë.

Sylvinho ka folur para ndeshjes së Kombëtares me Ukrainën, në Air Albania.

"Luhet për gjithçka dhe rrezikojmë të mbetemi pa asgjë - I bashkohem përgjigjes së Ismajlit, kur mbrohesh e bën me 11 veta. Ai shënoi në ndeshjen e kaluar, çdo ndeshje ka rëndësinë e vetë. Jemi në grupin e vetëm që të gjithë kanë mundësi për më tej, kemi rivalë të ekuilibruar që kanë qenë në finalet e Euro 2024. Ukraina është e fortë, ka cilësi dhe forcë. Ne kemi avantazhin që luajmë në shtepi, luajmë për të fituar dhe jemi përballë tifozëve tanë. E përgatisim ndeshjen për të marrë fitoren dhe kemi avantazhin e tifozëve. Në fushë nuk futemi për barazim.

Zëvendësuesi i Asanit dhe Tuci - Ndeshja e dytë është më e vështirë, pak kohë për rikuperim. Kemi një stërvitje sot dhe gjithë ditën nesër. Na duhet kohë për të parë lojtarët, unë i respektoj dhe flas me ta. Asani ka bërë një rezonancë magnetike dhe duhet të flasim me mjekun. Flasim edhe me lojtarin dhe do shohim. Sot ai do bëjë një nxehmje, do bahskohet ngadalë me ekipin dhe do presim. Nëse nuk do jetë gati do marrim një vendim.", tha trajneri./K.C/dritare.net