
Ndeshja e Kombëtares me Letoninë. Ja formacionet zyrtare!
Dritare.net
Këtë të martë në orën 20:45 Kombëtarja zbret në fushë për përballjen kundër Letonisë. Dueli vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, event që do mbahet verën që vjen në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Sfida e sotme është kyçe për tanët, që në gjysmë të rrugëtimit në këtë grup ende i kanë shanset në dorën e vet, kjo pasi dy ekipet e renditura më sipër, Anglia dhe Serbia përballen në Beograd në një ndeshje direkte.
Kuqezinjtë e Sylvinhos janë të ‘dënuar’ për tri pikë, gjë që e theksoi edhe vetë trajneri në konferencën e një dite më parë. Për ta bërë këtë Shqipërisë i duhet të thyej statistikat, pasi në gjashtë takime kundër Letonisë që nga 1992 ka gjashtë barazime në po kaq ndeshje. Barazim 1-1 përfundoi edhe sfida e 10 qershorit të këtij viti për Grupin K kualifikues në Riga.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj; Shehu, Asllani, Laçi; Broja, Manaj, N. Bajrami Trajner: Sylvinho
Letonia (5-3-1-1): Zviedris; Jurkovskis, Melniks, Cernomordijs, Balodis, Ciganiks; Varslavans, Vapne, Zelenkovs; Daskevics; Sits Trajner: Paolo Nicolato./K.C/dritare.net

















