Na ndiqni edhe në

Sport

Ndërron jetë, heroi i golit të fundit të Kupës së Botës së Gjermanisë!

Ndërron jetë, heroi i golit të fundit të Kupës së

Futbollisti i njohur Andreas Brehme, i cili shënoi golin e fitores për Gjermaninë Perëndimore në finalen e Kupës së Botës 1990, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare.

Mbrojtësi i majtë shënoi penalltinë vendimtare në minutën e 85-të, ndërsa skuadra e Franz Beckenbauer mundi Argjentinën 1-0 në Romë. Brehme luajti 86 herë për Gjermaninë gjatë karrierës së tij si lojtar dhe për Kaiserslautern, Bayern Munich dhe Inter Milan ndër të tjera në nivel klubi.

Gazeta gjermane Bild raporton se Brehme ka ndërruar jetë si pasojë e një arrest kardiak./M.K-dritare.net