Na ndiqni edhe në

Sport

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit shqiptar, Sefedin Braho

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit shqiptar, Sefedin Braho

Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 71-vjeçare ish-futbollisti i shquar i Kombëtares tonë dhe Luftëtarit të Gjirokastrës, Sefedin Braho.


Braho spikati falë talentit të tij, duke qenë një prej lojtarëve më të shquar të futbollit shqiptar në vitet 70-80. Ai njihej me nofkën “shigjeta”, për shkak të shpejtësisë, elegances dhe driblimit të tij. Në kampionatin shqiptar ka luajtur për Partizanin dhe Luftëtarin, ndërsa me ekipin përfaqësues ka zhvilluar 9 ndeshje, duke realizuar edhe një gol./K.C./dritare.net