Na ndiqni edhe në

Sport

Messi apo Ronaldo?/ Wayne Rooney habit me zgjedhjen e tij

Messi apo Ronaldo?/ Wayne Rooney habit me zgjedhjen e tij

Dilema e një dekade: Lonel Messi apo Cristiano Ronaldo?!
Shumë emra të njohur të futbollit janë përballur me këtë pyetje, që vështirë t'i japësh përgjigje. Tani i erdhi radha të zgjedhë edhe yllit anglez, Wayne Rooney, i cili është përgjigjur pa hezitim se futbollisti më i mirë në botë është Lionel Messi.
"Ronaldo nuk ishte aq i përqendruar në gola kur filluam të luanim së bashku, por ju mund të shihni se gjithçka që ai dëshironte ishte të ishte lojtari më i mirë në botë.", ka thënë fillimisht Rooney për "Sunday Times".

Messi apo Ronaldo?/ Wayne Rooney habit me zgjedhjen e tij
“Ai stërvitej vazhdimisht dhe filloi të ishte më i saktë. Cristiano është bërë një golashënues i jashtëzakonshëm, ai dhe Messi janë padyshim dy lojtarët më të mirë që futbolli ka parë. Ronaldo është i pamëshirshëm në zonë, një vrasës. Por, Messi do t’ju torturojë para se t’ju vrasë. Me Messi-n thjesht merrni përshtypjen se ai po argëtohet më shumë. Ata të dy kanë ndryshuar plotësisht lojën në drejtimin e numrave të golave dhe unë nuk dua të mendoj se do të barazohen ndonjëherë.”,- përfundoi anglezi.

Messi apo Ronaldo?/ Wayne Rooney habit me zgjedhjen e tij

Kjo zgjedhje e Rooney-t i ka habitur disi tifozët, pasi Ronaldo dhe Rooney kanë qenë shokë skuadre për disa vite te Manchester United dhe ka qenë padiskutim një nga dyshet më të mira në futboll.
Pas shkëputjes nga Manchester United, ylli portugez ka pasur marrëdhënie të mira me Rooney dhe nuk dihet se si do të vazhdojë ky raport pas kësaj deklarate nga ana e anglezit./R.P/dritare.net