Na ndiqni edhe në

Sport

Mbappe flet pas eliminimit të Francës nga Euro 2024

Mbappe flet pas eliminimit të Francës nga Euro 2024

Kapiteni i Francës Kylian Mbappe foli pas eliminimit nga Spanja në gjysmëfinalet e Euro 2024. Pas ndeshjes Mbappe e pranon që ky Evropian ishte një dështim, paçka se donte ta fitonte.

“Doja të bëhesha kampion evropian, por nuk ndodhi. Në futboll, ose je i mirë ose jo i mirë dhe unë nuk isha i mirë. Evropiani im ishte një dështim. Tani do të shkoj me pushime, do të pushoj mirë. Do të më bëjë shumë mirë, pastaj do të përgatitem për të filluar një jetë të re. Ka shumë për të bërë.”, tha Mbappe./K.C/dritare.net