Na ndiqni edhe në

Sport

 Martinez pranë Barcelonës/ Gjithçka në dorë të Coutinhos

 Martinez pranë Barcelonës/ Gjithçka në dorë

Lautaro Martinez prej shumë kohësh është dëshira e Barcelonës. Klubi katalanas e ka ndjekur sulmuesin me shumë vëmendje dhe dëshiron që tani ai të jetë pjesë e skuadrës. Martinez e shikon pozitivisht kalimin e tij tek klubi katalanas , pasi mund të luaj krah Mesit me te cilin formon një dyshe fantastike te kombëtarja e Argjentinës.

 Martinez pranë Barcelonës/ Gjithçka në dorë

Së fundmi “ESPN” ka shkruar se Barcelona ka arritur një marrëveshje personale me sulmuesin argjentinas , por duhet të bindet edhe Interi , i cili për të lënë të lirë sulmuesin kërkon një shumë të madhe parash nga Barcelona.

Por kalimin e Martinez tek Barcelona e ka në dorë vetëm futbollisti brazilian Phillipe Coutinho, i cili këtë verë kthehet përsëri tek Barcelona dhe vetëm nëse pranon të huazohet tek ndonjë klub tjetër katalanasit mund te mbledhin të ardhura për të blerë Martinez nga Inter./R.P-dritare.net

 Martinez pranë Barcelonës/ Gjithçka në dorë