
Lojtarët e Premier League paralajmërohen për postimet në rrjetet sociale
Dritare.net
Javët e fundit, e gjithë bota, veçanërisht Evropa, po përballet me një valë të dytë infektimesh me Covid-19. Në Evropë rastet më të shumta janë shënuar në Spanjë dhe në Mbretëinë e Bashkuar.
Por pavarësisht këtij fakti, futbollistët e Premier League kanë përfituar nga mbarimi i kampionatit dhe kanë nisur pushimet e tyre verore. Ata kanë zgjedhur të relaksohen në destinacione të njohura si Ibiza apo Marbella.
Edhe pse ata kanë mbaruar sezonin dhe po pushojnë, futbollistët anglez kanë thyer rregullat. Ata nuk kanë ndjekur rekomandimet që ka dhënë qeveria britanike, për të mos udhëtuar në disa vende, mes tyre edhe Spanja, e cila po kalon një valë të dytë infektimesh.
Sipas mediave britanike, lojtarët e Premier League janë paralajmëruar këto ditë që të mos postojnë foto dhe video nga pushimet e tyre larg Mbretërisë së Bashkuar në rrjetet sociale, në mënyrë që të shmangen polemikat për injorimin e rekomandimeve të autoriteteve britanike./R.P/dritare.net

















