Lionel Messi po planifikon të largohet nga Barcelona, nuk rinovon kontratën
E Premte 3 Korrik 2020, 11:11
Dritare.net
Lionel Messi raportohet se po planifikon të largohet nga Barcelona në fund të sezonit 2020-2021.
Messi i ka ndërprerë bisedimet me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës së tij, sipas gazetës spanjolle, Cadena Ser.
Ylli argjentinas është ndjerë i lënduar nga mënyra sesi po trajtohet muajt e fundit nga klubi, dhe faktin që disa drejtorë në klub e fajësojnë atë për gjithçka që shkon keq në Camp Nou, sipas gazetës spanjolle.
Messi fillimisht ishte menduar se do të qëndronte edhe më shumë në Barcelonë, por tani raportohet se ka ndryshuar mendje./E.B-dritare.net