
Lë pas dëmtimet e tmerrshme/ Armando Sadiku drejt një klubi të ri
Dritare.net
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku, është rikthyer në formë të mirë fizike. Sulmuesi i Kombëtares vitet e fundit ka vuajtur shumë nga dëmtimet e njëpasnjëshme dhe falë punës së palodhshme të tij po kthehet përsëri në formë.
Ai kaloi një sezon tepër të vështirë, por sërish arriti të shënonte 13 gola në Ligën e Dytë Spanjolle.
Për këtë fakt, edhe prestigjiozja spanjolle "Marca", i ka kushtuar një artikull futbollistit shqiptar dhe e ka vlerësuar për paraqitjet që ka bërë në sezonin që lamë pas.
Gjithashtu është theksuar se Sadiku pritet që të largohet nga klubi aktual. Kartoni i futbollistit është në pronësi të Levantes, e cila e bleu atë për 1 milionë euro nga Legia e Varshavës.
Sadiku ka edhe një vit kontratë me Levanten, por me siguri në sezoni i ardhshëm futbollistin do ta shohim te ndonjë klub tjetër. Aris dhe Pogon Pogon janë dy klubet e para që kanë shfaqur interes për sulmuesin, por merkatoja është e gjatë dhe priten që emra të tjerë t`i shtohen kësaj liste.

















