Na ndiqni edhe në

Sport

Lamine Yamal, 100 lojëra profesionale që 17 vjeç

Lamine Yamal, 100 lojëra profesionale që 17 vjeç

Lamine Yamal bëri histori, pasi arriti në 100 ndeshje profesionale para se të mbushte 18 vjeç. Sulmuesi i ri i Barcelonës e arriti këtë moment historik në ndeshjen e La Ligës kundër Rayo Vallecanos për të 24-ën ndeshje. Yamal bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Barcelonës në sezonin 2022/23. Sezonin e ardhshëm (2023/24), ai bëri 50 paraqitje, duke shënuar 7 gola dhe duke dhënë 7 asistime në të gjitha lojërat.

Këtë sezon, ai ka startuar 30 nga 32 ndeshjet e ekipit të tij, duke shënuar 11 gola dhe 14 asistime.

Ajo që të bën përshtypje është se Yamal arriti në 100 ndeshje profesionale më shpejt se Mbappe, Messi dhe Ronaldo, duke treguar se e ardhmja i përket atij.

Sulmuesi i ri ka bërë tashmë 17 paraqitje për kombëtaren spanjolle, duke qenë vendimtar në fitoren e Euro 2024. Aty u shpall lojtari i ri më i mirë i turneut.

Lamine debutoi me Barcelonën më 29 prill 2023, në moshën 15 vjeç, 9 muaj e 16 ditë, në ndeshjen kundër Betis në Camp Nou (4-0). Po atë vit, më 8 shtator, ai bëri debutimin e tij me Spanjën. Yamal ishte 16 vjeç e 57 ditë kur hyri si zëvendësues i Dani Olmos kundër Gjeorgjisë në Tbilisi, duke shënuar gjithashtu një nga golat në fitoren 1-7.

Statistikat e përgjithshme të karrierës:

Ndeshje me Barcelonën: 83

Ndeshjet me Spanjën: 17

Golat: 21

Asistime: 29./K.C/dritare.net