Na ndiqni edhe në

Sport

Kuqezinjtë mbërrijnë në Nish, ruhen me makina të blinduara. Zbulohet pse u hoq flamuri shqiptar

Kuqezinjtë mbërrijnë në Nish, ruhen me makina të

Ekipi Kombëtar i Shqipërisë mbërriti këtë të premte në Nish, ku u prit nën masa të rrepta sigurie dhe u shoqërua nga policia deri në hotel. Në konferencën për shtyp, trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi Elseid Hysaj theksuan objektivin e vetëm, fitoren ndaj Serbisë.

Gjatë stërvitjes në stadiumin “Duboçiça” mungonte flamuri shqiptar, çka solli reagime. Federata Serbe sqaroi se flamuri u hoq për arsye sigurie dhe do të rikthehet para ndeshjes.

Ndeshja Serbi–Shqipëri zhvillohet të shtunën në orën 20:45. Kjo përballje konsiderohet “finale” për kuqezinjtë në garën për një vend në Play Off-et e Botërorit 2026./K.C/dritare.net