Na ndiqni edhe në

Sport

Kupa e Botës/ Sot zbresin në fushë Brazili dhe Portugalia!

Kupa e Botës/ Sot zbresin në fushë Brazili dhe Portugalia!

Sot do të luhen 4 sfida të tjera në Kupën e Botës, të cilat cilësohen tepër interesante. Në orën 11:00, Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit do të zbrësë në fushë për t’u përballur me Kamerunin. Një ndeshje tepër interesante dhe ku pritet intensitet i lartë lojë. Në orën 14:00, Uruguaji do të sfidojë Korenë e Jugut, ku latinët konsiderohen favoritë në këtë ndeshje.

Ora 17:00 do të gjejë në fushë Portugalinë e Cristiano Ronaldos, të cilët do të përballen me Ghanënë. Në letër, Portugalia konsiderohet favorite, por luzitanët duhen të kenë kujdes nga shpejtësia e ganezëve. Mbrëmja do të ketë një sfidë të mrekullueshme, ku Brazili i Neymar do të ketë përballë një skuadër kompetitive si Serbia, ku këta të fundit kanë lojtarë tepër cilësorë./M.T/dritare.net