
Krizë te Barcelona, Messi mendon seriozisht largimin
Dritare.net
Rifillimi i futbollit evropian nuk ka rezultuar me fat për futbollistin Lionel Messi. Që pas rifillimit sulmuesi argjentinas nuk ka arritur të shkëlqej në paraqitjet e tij.
Sulmuesi i Barcelonës, përveçse nuk shënon shumë, godet më pak dhe në fushë paraqet shumë pak rrezik. Në ndeshjet e fundit ka luajtur disi i tërhequr në mbështetje të dyshes Suarez – Grizmann.
Pavarësisht performancës, Messi nuk ka humbur asnjë minutë lojë që nga rifillimi i kampionatatit, pasi shikohet i domosdoshëm për skuadrën nga trajneri Setien.
Duket qartazi se kapiteni i Barcelonës po kalon një krizë nga lodhja dhe nuk ka mundur të shfaq versionin e tij më të mirë në fushë.
Gjithashtu për të ardhmen e tij tek Barcelona janë shtuar shumë dyshime. Pak ditë më parë u bë I ditur lajmi se Messi ka zgjedhur të mos rinovojë kontratën që ka me katalanasit.
Mesa duket Messi është lodhur nga problemet e shumta tek klubi i Barcelonës, ndërrimi i shpeshtë i trajnerëve apo dështimet në Champions League.
Messi po shikon seriozisht largimin e tij nga Barcelona dhe klubet si Bayern Munichen apo Manchester City janë të gatshëm të bëjnë të pamundurën për të bindur Messin./R.P-dritare.net

















