
Kontrata aktuale po skadon/ Ja cila është e ardhmja e Dybalës!
Dritare.net
Fabio Paratici ka konfirmuar se Juventus ka mbyllur bisedimet me agjentin e lojtarit Paulo Dybala për një kontratë të re. Marrëveshja Dybala -Juventus është në dy vitet e fundit. Verën e kaluar Paulo ishte pranë kalimit tek një klub tjetër , ku Manchester United dhe Tottenham Hotspur kërkonin me ngulm lojtarin. 27-vjeçari arriti të qëndronte tek Juve dhe të bënte paraqitje të shkëlqyera. Nën drejtimin e Sarrit ka shënuar 30 gola në 40 ndeshje të luajtura dhe ka qenë një lojtar kyç për skuadrën.
"Ne kemi biseduar me agjentin e tij dhe për ne aktualisht ai është një lojtar i rëndësishëm” u shpreh Paratici për DAZN.
Gjithashtu ai foli edhe për besimin që ka klubi ndaj Dybalës.
“Ne i dhamë bluzën tonë me nr 10. Ne gjithmonë kemi pasur besim tek Paulo” ka vazhduar Paratic. Mesa duket Dybalën do ta shikojmë edhe në sezonet e ardhshme me fanellën e Juventus./R.P-dritare.net

















