
Ku kanë mbetur edhe 6 javë nga përfundimi i kampionatit italian, Juventus po marshon i sigurt drejt titullit, ndërsa në Torino konfirmohet të paktënn edhe për një sezon trajneri, Maurizio Sarri.
Suksesi i bardhezinjëve në kampionat duke fituar titullin e 9 radhazi pavarësisht ecurisë në Champions, bëri që drejtuesit e Juventusit t’i besojnë edhe njëherë Sarrit.
Edhe merkatoja e verës do të bëhet sipas dëshirave të Sarrit.
Pas brazilianit Arthur që do të vijë në Torino në bazë të marrëveshjes shkëmbyese me Pjanic, sezonin e ardhshëm pritet që në Torino të vijë edhe mesfushori i preferuar i Sarrit, Jorginho, për të cilin Chelsea kërkon të paktën 50 milionë euro.
Tjetër dëshirë e Sarrit është edhe sulmuesi i Napolit, Arkadiuz Milik që mund të vijë në Torino të luajë në qendër të repartit të avancuar.
Në mbrojte nuk pritet që të bëhen ndryshime pasi shihet si i kompletuar. Juventus i dha këtë besim Sarrit që të krijojë një skuadër konkurruese dhe përveç kampionatit të fitojë Champions./R.P/dritare.net

















