
Kombëtarja në alarm, Ismajli dhe Cikalleshi rrezikojnë Çekinë!
Dritare.net
Kur kanë mbetur dhe disa ditë nga ndeshja vendimtare me Republikën Çeke, kombëtarja shqiptare e futbollit është në alarm. Trajneri Silvinjo është me dhimbje koke pasi ka nisur të bëj llogaritë pa dy lojtarë të rëndësishëm. Sokol Cikalleshi është dëmtuar në ndeshjen e fundit përballe Ankaraguçu dhe ka lënë fushën në minutën e 66. Në deklaratën për shtyp nga klubi i Koniasporit, theksohet se pas ekzaminimeve që i janë bërë sulmuesit nga Kavaja, u konstatua një dëmtim i shkallës së dytë në kofshën e djathtë.
Siç mësohet rikuperimi i tij kërkon të paktën 2 apo3 javë. Ende nuk dihet nëse sulmuesi do të jetë pjesë e kuqezinjve në duelin e rëndësishëm që Shqipëria ka ndaj Republikës Çeke me 12 tetor.
Edhe mbrojtësi kuqezi Ardian Ismajli u dëmtua në ndeshjen ndaj Interit dhe u detyrua të largohet nga fusha para kohe. Lojtari doli nga loja në minutën e 51-të dhe nuk dihet ende gjendja e tij fizike. Ismajli pritet t’u nënshtrohet vizitave mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit. Probleme ka dhe për Myrto Uzunin, i cili dhe pse u aktivizua në si titullar në duelin ndaj Las Palmas, ishte e dëmtuar dhe rrezikoi disi.
Kombëtarja shqiptare luan me Republikën çeke në datën 12 tetor, një ndeshje që mund të vendosë dhe kualifikimin e Shqipërisë për në EURO2024./dritare.net

















