Na ndiqni edhe në

Sport

Ja ku do të mbahet Kupa e Botës 2034

Ja ku do të mbahet Kupa e Botës 2034

FIFA ka zyrtarizuar që Kampionati Botëror 2034 do të zhvillohet në Arabinë Saudite. Për herë të parë në histori, ky vend i Lindjes së Mesme do të jetë mikpritës i turneut më të rëndësishëm të futbollit, dhe nuk kishte asnjë kandidat tjetër që të rivalizonte gjatë paraqitjes së ofertave. Zgjedhja nuk ishte e komplikuar, pasi Arabia Saudite ishte e vetmja që garonte për organizimin e turneut që do të zhvillohet pas më pak se dhjetë vitesh.

Ky është një hap tjetër vendimtar për federatën saudite, e cila synon të luajë një rol të rëndësishëm në futbollin botëror. Pas përforcimit të kampionatit kombëtar me transferime të jashtëzakonshme dhe ardhjen e lojtarëve të mëdhenj nga skuadrat më të mira të Evropës, futbolli saudit po përgatitet për kurorëzimin e tij që do të ndodhë pikërisht me Kupën e Botës. Ashtu si në Katar, ka shumë mundësi që turneu të luhet në dimër.

Gjithashtu, FIFA ka zyrtarizuar vendet pritëse për Kampionatin Botëror 2030, të cilat janë Argjentina, Paraguai, Uruguai, Maroku, Portugalia dhe Spanja./K.C/dritare.net