Na ndiqni edhe në

Sport

Ish-ylli i Italisë, Paolo DI Ciano, befason me deklaratën/ Conte nuk do ta donte Mesin tek Interi!

Ish-ylli i Italisë, Paolo DI Ciano, befason me deklaratën/ Conte nuk

E ardhmja e Mesit në "Camp Nou" është rrethuar nga thashetheme të shumta së fundmi, ndërsa kontrata e tij me Barcelonën skadon verën e vitit të ardhshëm.

Inter është përfolur si destinacioni i mundshëm i lojtarit, por trajneri i zikaltërve, Antoino Conte ka hedhur poshtë këto aludime.

Në mediet italiane kanë qarkulluar lajme se transferimi i Messit tek Interi mund të realizohej, madje për shuma të çmendura parash, por Conte nuk e dëshiron argjentinasin në ekipin e tij. Kwtë ide e ka përforcuar edhe më shumë ish-futbollisti italian, Paolo Di Ciano, i cili në një intervistë për Sky Sport u shpreh se Conte nuk e do Messin në Milano.

Ish-ylli i Italisë, Paolo DI Ciano, befason me deklaratën/ Conte nuk

“Nëse Interi me të vërtetë vendos të shikojë për Messin dhe do t’i thoshte se do të bëjë gjithçka për ta marrë atë, a jeni të sigurt që Conte do ta donte Messin tek Interi? Unë them që jo”, u shpreh ish-sulmuesi i Lazios dhe Juventusit për “Sky Sports”.

“Do të thoshte që ne do të flisnim më shumë për Messin sesa rreth Interit, siç ndodhi me Cristiano Ronaldon te Juventusi, apo edhe më shumë”, shtoi ai.

Ish-ylli i Italisë, Paolo DI Ciano, befason me deklaratën/ Conte nuk

Mesa duket shansi për të parë Ronaldon dhe Messin bashkë në Seria A iku, por kjo nuk do të thotë se nuk mund ta shohim në ndonjë ligë tjetër. Bayer Munichen dhe Manchester City janë të gatshëm të shpenzojnë pafund para për të pasur Messin në skuadër./R.P/dritare.net