
Interi merr vendimin për të ardhmen e Kristjan Asllanit
E Hënë 6 Janar 2025, 18:06
Dritare.net
Kristjan Asllani është një nga emrat e përfolur këtë merkato dimri, me mesfushorin shqiptar që nuk ka arritur të ketë shumë minuta në këmbë me Interin, teksa në shumicën e sfidave aktivizohet si zëvendësues.
Gjithsesi kjo gjë duket se nuk ka shumë rëndësi për trajnerin Inzaghi, i cili vazhdon ta shohë mesfushorin e Kombëtares Shqiptare si një futbollist kyç në skemën e tij.
Këtë gjë, Interi e tregoi me ofertën e fundit që erdhi pikërisht nga Premier League për Asllanin.
FcInterNews.it raporton se oferta shkonte nga 18 deri në 20 milionë euro, teksa emri i klubit nuk bëhet me dije. Por milionat nuk e kanë tunduar klubin zikaltër, me portalin që raporton se Interi e ka refuzuar këtë ofertë./K.C/dritare.net

















