Na ndiqni edhe në

Sport

I ofruan 100 milionë dollarë për të marrë pjesë 2 orë në një event, Michael Jordan i thotë jo ofertës!

I ofruan 100 milionë dollarë për të marrë pjesë 2

Superylli i NBA-së Michael Jordan prej dy dekadash ka qëndruar jashtë vemëndjes sepse doli në pension dhe kështu u largua nga basketbolli.

Ish-yllit të Chicago Bulls para tre vjetësh i është kërkuar të marrë pjesë në event ku në këmbim ai do të merrte 100 milionë dollarë. Dhe ai i ka thënë jo ofertës së majme.

Këtë e ka pohuar agjenti i tij, David Falk, gjatë një interviste në "Boomer and Gio".

“I solla një kontratë tre vjet më parë, për 100 milionë dollarë, që ai të merrte pjesë në një event, vetëm për dy orë, por ai e refuzoi” tha Falk, pa dhënë detaje shtesë mbi marrëveshjen.

I ofruan 100 milionë dollarë për të marrë pjesë 2

"Zoti e bekoftë. Ai ka qenë kaq i suksesshëm, dhe gjithmonë bën atë që don. Por gjithashtu është shumë selektiv në gjërat ku përfshihet, prandaj e admiroj”, tha më tej ai./E.B-dritare.net

I ofruan 100 milionë dollarë për të marrë pjesë 2