Na ndiqni edhe në

Sport

Gjysma e skuadrës pa marrëveshje/ Një Tiranë e re po vjen!

Gjysma e skuadrës pa marrëveshje/ Një Tiranë e re po vjen!

Futbolli i luajtur mbaroi dhe tani është koha që skuadrat të mendojnë për sezonin e ri dhe për përforcimet e reja.

Bardheblutë, kampionët e Shqipërisë, po përgatitën për një reformim të ri të skuadrës. Gjysma e skuadrës është pa marrëveshje dhe me gjasa nuk do t`u ofrohet një kontratë e re.

Duke filluar nga Tefik Osmani, Kristi Vangjeli, Erando Karabeci, Majkëll Ngo, Idriz Batha deri tek Erjon Hoxhallari janë të gjithë në pikëpyetje për sezonin e ri.

Gjysma e skuadrës pa marrëveshje/ Një Tiranë e re po vjen!

I vetmi i konfirmuar për sezonin e ri është trajneri Emanuel Egbo, i cili do të marrë vendimin përfundimtar për çdo lojtar.

Vetëm dy futbollistë, Ilion Lika dhe Gentian Muça, kanë një marrëveshje të veçantë me presidentin e klubit, Refik Halili. Pra qëndrimi i tyre varet nga ai i presidentit.

Mesa duket Tirana në sezonin e ri do të ketë në skuadër shumë prurje të reja, për të ruajtur me vendosmëri titullin./R.P/dritare.net

Gjysma e skuadrës pa marrëveshje/ Një Tiranë e re po vjen!